Twitter pritet të shitet deri më 27 tetor

Twitter pritet të shitet deri më 27 tetor

Twitter u ka thënë përfituesve potencialë se po kërkon të përfundojë negociatat për shitjen e vetes nga koha që raporton të ardhurat e tremujorit më 27 tetor, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje, shkruan Daily Mail.

Afati është jashtëzakonisht ambicioz në kontekstin e blerjeve, duke pasur parasysh se Twitter ka filluar shqyrtimin e shitjes muajin e kaluar.

Kjo është shenja më e qartë ende se Krye shefi Ekzekutiv Jack Dorsey, është duke shtyrë për të siguruar qartësinë e aksionarëve dhe punonjësve mbi të ardhmen e kompanisë sa më shpejt që është e mundur.

Google dhe Disney janë dy kompanitë favorite për ta blerë këtë kompani.

Shpërndaje në: