Twitter nis hetimet pasi një nga algoritmat mund të ketë paragjykime raciste
Twitteri ka nisur hetimet pasi përdoruesit e këtij rrjeti social zbuluan që algoritmi i prerjes së fotografive nganjëehrë preferon fytyrat e bardha ndaj fytyrave të zeza.
Përdoruesit e vërejtën që kur dy fotografi – njëra e fytyrës së zezë dhe tjetra e fytyrës së bardhë – ishin në të njëjtin postim, Twitteri shpesh shfaqte vetëm fytyrën e bardhë në telefon.
Twitteri tha se e kishte testuar algoritmin nëse kishte prirje gjinore apo racore gjatë zhvillimit të tij, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Por, më pas shtoi: “Është e qartë se duhet të bëjmë më shumë analiza.”
Çështja u bë kontroverse kur një menaxher universiteti, Colin Madland, po provonte të kuptonte pse koka e kolegut të tij ishte zhdukur derisa po përdorte aplikacionin e videokonferencave Zoom.
Softveri duket se gabimisht e ka identifikuar kokën e zezë të tij si pjesë të prapavijës dhe e ka fshirë.
Por kur z.Madland e postoi këtë problem në Twitter, gjeti se fytyra e tij – dhe jo e kolegut të tij – vazhdimisht zgjidhej në aplikacionin e telefonit. /Periskopi