Twitter ka filluar ta testojë mundësinë e postimeve që zhduken, njëjtë sikurse Story

Twitter ka filluar ta testojë mundësinë e postimeve që zhduken, njëjtë sikurse Story

Sistemi i Story me postime që zhduken brenda një kohë, është shënjestra e radhës e Twitterit, që është duke e zhvilluar dhe ka filluar ta testojë.

Nëpërmjet një njoftimi, kompani bëri të ditur se po e teston në Brazil, mundësinë e njëjtë sikurse Story, që është fillimi i një ndryshimi, që do ta bëjë këtë rrjet social me atë që fillimisht e solli Snapchat, ndërsa më pas u imitua edhe nga Instagram, transmeton Telegrafi.

Mësohet se ky funksion do të quhet “Fleets”, që vjen nga fjala angleze fleeting, që përdoret për diçka që zhvillohet shpejtë dhe përfundon.

Mjafton të shikoni në shiritin e Fleets si dhe të hapni postime, që i kanë bërë miqtë tuaj, njjtë sikurse te rrjetet tjera sociale.

Derisa shumë njerëz deri më tani, kanë kërkuar që të krijohet një sistem që iu fshinë postimet e vjetra, sepse iu marrin kohë, apo kanë angazhuar parti të treta që të përfundojnë këtë angazhim, ky sistem po konsiderohet shumë i pëlqyeshëm, sepse postimet do zhdukeshin vet, derisa qëndrimi i tyre në Tëitter do vazhdojë të jetë i konsiderueshëm

“Fleet zhduken pas 24 orësh, ndërsa nuk ka Retweet, reagime nga publiku apo Like. Meqenëse Fleet zhduken dhe nuk marrin koment, njerëzit janë shprehur se janë më të lirë të postojnë gjërat e përditshme, pa ndonjë hezitim”, ka thënë menaxheri i produkteve në Twitter, Mo Aladham.

Ky sistem, konsiderohet të jetë mënyra më e mirë e shprehjes, sepse nuk merr ndonjë kundërpërgjigje, që do të dëmtonte humorin apo ndërgjegjen e përdoruesit.

Shpërndaje në: