Twitter gjobitet me 30 mijë euro
Gjykata franceze dënoi gjigandin amerikan Twitter për ndryshim të kushteve të përgjithshme të përdorimit, njoftoi sot një shoqatë për mbrojtjen e konsumatorëve që e kishte paditur rrjetin social në gjykatë, me pretendimin se disa prej klauzolave të saj ishin ”abuzive”ose ”paligjshme”.
Shoqata franceze ”UFC-Que Choisir” iu drejtua Gjykatës së Lartë të Parisit në vitin 2014 për të njohur natyrën abuzive apo të paligjshëm të 256 klauzolave që përmbanin kushtet e përgjithshme të përdorimit, sipas një deklarate në web-in e saj.
Twitter u dënua për t’i paguar ”UFC-Que Choisir’” 30 000 euro gjobë për dëmin moral ndaj interesit kolektiv . Një sanksion financiar që shoqata e cilëson ”të papërfillshme” për rrjetin social i cili shënoi në vitin 2017 një xhiro në rang botëror prej 2,1 miliardë dollarë./ATSH