Twitter do bëjë publike kush fshihet pas reklamave politike
Zyrtarë nga rrjeti social Twitter, kanë thënë se do ta bëjnë më të lehtë për njerëzit që të shohin se kush është prapa reklamave politike, pas presionit për reklamat e sponzorizuara nga Rusia në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, vitin e kaluar.
Sipas Twitter, ata do të vendosin etiketa në reklamat me përmbajtje politike, me informacione se kush është prapa atyre reklamave.
Ky njoftim erdhi vetëm një muaj pasi rrejti social Facebook, i kishte bërë publike informatat se kush fshihej pas reklamave politike që ishin parë nga shumë njerëz.
Të dyja kompanitë, kanë pranuar se janë shfrytëzuar nga operativët në Rusi, në përpjekje për të ndikuar tek votuesit në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në SHBA./REL/