Turqit nuk ndalen së pyeturi për Muriqin, Challandes lagë futbollistët – duartrokitet nga kontigjenti

Turqit nuk ndalen së pyeturi për Muriqin, Challandes lagë futbollistët – duartrokitet nga kontigjenti

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me stërvitjen e dytë në Antalia të Turqisë, para ndeshjeve me Guinenë dhe Gambinë.

Djelmoshat u dukën në disponim të mirë dhe të realaksuar, pas një dite të tërë të kaluar brenda mureve të hotelit, shkruan Periskopi.

Në hotelin ‘Miracle’, aktualisht ku po qëndron kontigjenti i futbollistëve të Kosovës, rrallëherë ose fare shihej ndonjë fanellë e zezë (të cilat i bartin futbollistët kur qarkullojnë jashtë aktiviteteve sportive, poashtu edhe kur stërviten), teksa aty-këtu mund të shihje ndonjë zyrtar të Kombëtares rreth ambientit të jashtëm të hotelit.

No description available.

Sikur dje, ashtu edhe sot, selektori Bernard Challandes pranoi mediet në stërvitje për vetëm 15 minuta, para se të vazhdonte ato prapa dyerve të mbyllura.

Pjestarët e hotelit vazhdimisht pyesin nëse ka ardhur Vedat Muriqi dhe shprehin zhgënjim kur informoheshin se ai nuk ka udhëtuar kësaj radhe me Kombëtaren.

Stërvitjet në 15 minutat e parë ishin të lehta, disa zgjatje, para se të fillonin vrapimet rreth e rrotull fushës.

Challandes fillimisht ndau disa momente për një bashkëbisedim me futbollistët, që u konkludua me një lagie të lojtarëve nga ana e tij me një shishe ujë, para se të fitonte duartrokitje nga të përzgjedhurit për këto dy përballje./Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: