Turqia po i akuzon për terrorizëm akademikët që kërkojnë paqe
Javën e kaluar filluan proceset gjyqësore në Stamboll për ata që nënshkruajtën Peticionin e Akademikëve për Paqe në Janar të vitit 2016. Gjithsej 148 procese janë paraparë të mbahen deri në maj të vitit 2018, me procese të reja që pritet të njoftohen në të ardhmen e afërt. Secili prej tyre fokusohet në një individ të vetëm, por akuza është e njëjtë për të gjithë. Nëse shpallen fajtorë, secili nënshkrues do të përballen me burgim deri në shtatë vjet e gjysmë.
Në peticionin, e titulluar “Ne nuk do të jemi pjesë e këtij krimi”, më shumë se 2 mijë nënshkrues kërkuan një zgjidhje përmes negociave për konfliktin ushtarak që po ndodh mes shtetit turk dhe partisë kurdistane të punës [PKK]. Në kohën e përleshjeve të mëdha në qytetet e populluara nga kurdët e Turqisë, peticionuesit dënuan vazhdimin e dhunës kundër popullit turk, duke bërë thirrje për ndalimin e orës policore që e privonte popullsinë nga ushqimet e nevojshme, dhe duke kërkuar nga qeveria turke që të rifillonte bisedimet me PKK-në, të cilat vetë qeveria më parë i kishte inauguruar. Peticioni ceku shkeljen e të drejtës ndërkombëtare dhe shkeljen e parimeve bazike demokratike, dhe e akuzoi qeverinë për “një masakër dhe deportim të planifikuar”.
Gati 500 akademikët q ëe kanë nënshkruajtur peticionin tashmë i kanë humbur postet e tyre, dhe nuk kanë shans të punojnë përsëri; disa janë subjekt të ndalesave në udhëtim; dhe disa të tjerëve u janë marrë pasaportat, duke i ndaluar ata që të punojnë në Turqi e gjetiu.
Cila është substanca e këtyre akuzave? Prokurori publik akuzon akademikët se “kanë bërë propagandë për një organizatë terroriste” e dënueshme me nenin 7/2 të udhëzimit turk anti-terror. Thirrja e peticionit për ndalim të dhunës dhe për t’iu bindur ligjeve ndërkombëtare merret nga shteti si ‘propagandë’ për PKK-në. Akuza ofron një lexim të shkujdesshëm të peticionit aktual. Më e çuditshmja është se akuza fillon me peticionin, duke e cituar tekstualisht, dhe më pas përfundon, pa ndonjë argument, që ajo përbën deklaratë mbështetëse për PKK-në.
Ky është një shtrembërim me qëllim dhe ndryshim i kuptimit të qartë që ka peticioni. Në fakt, peticioni thërret për një marrëveshje paqësore, prandaj ai qartë nuk afirmon ndonjë qëllim ose aksion të dhunshëm nga grupi kurd. Dhe fjala ‘paqe’ bëhet kod për ‘terrorizëm’.
Hapat me të cilët akuza e shtrembëron peticionin duket të jenë këta: (1) në thirrjen për pushimin e dhunës kundër popullit kurd, nënshkruesit po e marrin anën e kurdëve; (2) kurdët konsiderohen terroristë, kështuqë të marrurit anën e tyre përkthehet në të bërit aleancë me terrorizmin; (3) thirrja për zgjidhje paqësore përfshin negociata me terroristët; (4) një thirrje për negociata me terroristët përbën propagandë për organizatën terroriste. Kështuqë, (5) peticioni për ndaljen e dhunës dhe nisjen e negociatave për arritjen e paqes dhe për mbrojtjen e ligjeve kombëtare e ndërkombëtare dhe poashtu mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk është asgjë më shumë se propagandë për dhunën e kurdëve.
Akuza kësisoj e heqë akuzën e peticionit për dhunën e shtetit. Janë nënshkruesit ata që konsiderohen si shkelës të ligjit për “organizimin e fushatave shpifëse kundër Republikës së Turqisë, qeverisë së saj, gjyqtarëve, armatës dhe forcave të sigurisë duke përdorur shtypin dhe median…” Janë nënshkruesit ata që duke e proklamuar fushatën propaganduese “për organizatën terroriste PKK… legjitimizojnë ose promovojnë metodat e saj përfshirë dhunën dhe kërcënimet.”
Ata që bëjnë thirrje për paqe e jo dhunë, ata që i kundërshtojnë masakrat si krime kundër njerëzimit, akuzohen për avancimin e agjendave të dhunshme.
Përdorimi i medias për të qarkulluar e përhapur qëllimet e peticionit ndërkombëtarisht bëhet një pikë e akuzës poashtu. Akuza pretendon që nuk kishte kurrfarë masakrash dhe që orët policore nuk çuan shkurtimet e rrezikshme në furnizime me ushqime, megjithëse këto fakte ishin konfirmuar nga “Amnesty International” dhe “Human Rights Watch”. Kështu peticioni duhet të ketë përdorur, nga akuza, ‘lajme të rreme’. Akuza e quan dhunën shtetërore si një ndërmarrje të nevojshme të sigurisë për ‘rezidentët’ në zonat turke, duke e cilësuar apelin që bën peticioni në ligjin ndërkombëtar për të mbrojtur jetët e tyre ‘rezidentëve’ si një propagandë shpifëse.
Ithtarët e peticionit janë akuzuar për “shpërndarjen e lajmeve fallse, të pabaza dhe malicioze përmes dezinformimit, duke e sulmuar Republikën e Turqisë, qeverinë, ushtrinë dhe forcat e sigurisë.” Ata akuzojnë peticionuesit e paqes që po bëjnë “luftë” përmes medias, por lufta e tyre tash po merr formë në një seri procesesh gjyqësoer, të bëra për konsumin e mediave masive.
Kuriozisht, thirrja për të përfshirë observues ndërkombëtar që të sigurojnë se të drejtat e njeriut po respektohen dhe që të participojnë në bisedimet për paqe është interpretuar në akuzë si “sulm” ndaj sovranitetit të shtetit turk. Recep Tayyip Erdogan, presidenti, e inicioi këtë vijë të të menduarit kur ai e sulmoi thirrjen e peticionit për observues ndërkombëtar si produkt të metalitetit ‘mandatist’, një shtrembërim që është shumë provokues në botën ku normat ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut, vërtetë ishin përdorur për qëllime intervencioniste, shpesh me pasoja katastrofike.
Për më shumë, dëshira e Turqisë për të hyrë në Evropë dhe mohimi që i ka bërë kjo e fundit, kanë shpërndarë mjaft hidhëti drejt fuqive ndërkombëtare. Invokimi i peticionit në ndërkombëtaren, megjithatë, nuk është intervencionist: ai thirret në potencialin utopik që normat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë dhënë ndonjëherë ndaj humbjes së dinjitetit njerëzor që jipet nga dhuna e shtetit.
Solidariteti ndërkombëtar është edhe njëherë krucial në këtë kohë kur kolegët tanë në Turqi po përballen me akuza kriminale. Kjo mund të marrë formën e mbështetjes financiare për akademikët e dënuar, dhe në thirrjen në organizatave profesionale dhe të instituteve të edukimit të lartë të një niveli kombëtar e ndërkombëtar që të solidariizohen me kolegët tanë, qoftë përmes një bojkoti ose përmes një fushate të ndryshme.
Mbetet e nevojshme që të mbajmë një sy mbyllur për procedurat, dhe pavarësisht rrezikur për njerëzit e përfshirë, të thirrim asociacionet e avokatëve dhe organizatat për të drejtat e njeriut që të sponzorizojnë delegacionet për në Turqi që të observojnë proceset gjyqësore gjatë muajve të ardhshëm. Është e rëndësishme që ata të raportojnë sesi do të shkojnë këto gjëra dhe se çfarë mund të ndërmirret për të mbrojtur kolegët tanë që po vuajnë hakmarrjen shtetërore për shprehjen e mospajtimeve të tyre – dhe të dëshirës për paqe.
Përktheu dhe përshtati: Periskopi. Marrë nga Guardian.