Turqia ndan 1 milion dollarë për FSK-në

Turqia ndan 1 milion dollarë për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka njoftuar se dje zyrtarisht ka pranuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Turqisë, e cila ka ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës 31 milionë lira, ose rreth 1 milion dollarë amerikanë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së.

Maqedonci tha se ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes së jashtme ushtarake të qeverisë turke.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Republikës së Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i vazhdueshëm si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të pajisjeve ushtarake”.

“Falënderoj Republikën e Turqisë për donacionin dhe sigurojë që bashkëpunimi ynë i ndërtuar në frymën e besimit të dyanshëm, do të vazhdojë edhe në vitet në vijim”, u shpreh Maqedonci.

Ai shtoi se Turqia si shtet mik mbetet njëri nga partnerët strategjikë më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Shpërndaje në: