Turqia mes kombëtareve më dobësira në kampionate evropiane, shumë mbrapa Shqipërisë

Turqia mes kombëtareve më dobësira në kampionate evropiane, shumë mbrapa Shqipërisë

Kombëtarja e Turqisë është eleminuar nga EURO2020 duke u turpëruar totalisht pasi i humbi të gjitha ndeshjet, i pësoi 8 gola dhe e shënoi vetëm një. Por, ku rangohet kjo kombëtare marrë parasysh të gjitha kombëtaret që kanë performuar në kampionate evropiane?

Gjithsej 11 shtete kanë dështuar të arkëtojnë një pikë të vetme në fazën e grupeve në kampionate evropiane.

Staistikisht, kombëtarja e Turqisë është e pesta mes dobësirave të EURO-s.

Danimarka e vitit 2000 kishte pësuar po 8 gola, por nuk e kishte realizuar asnjë të vetëm.

Dobët kishin luajtur edhe Bullgaria [2004], Republika e Irlandës [2012] dhe Jugosllavia [1984]. Golavërazhi i të gjitha këtyre ishte -8.

Golavërazhi i Turqisë ishte -7, dhe diferenca u bë nga ai gol i vonshëm i Irfan Kahvecit. Mungesa e atij goli do ta bënte Turqinë kombëtaren më të dobët në EURO bashkë me Danimarkën.

Trajneri Senol Gunesh ka marrë përgjegjësinë për performancën katastrofale të ekipit të tij.

“Ishte një test i madh për neve, por nganjëherë këto dështime mund t’ju japin më shumë përvojë se sa suksesi,” ka thënë ai.

Shqipëria që mori pjesë në EURO2016 nuk është mes kombëtareve më të dobëta, pasi ia kishte dalë të merrte një fitore ndaj Rumanisë dhe të kishte golavërazh -2. /Periskopi

Shpërndaje në: