Turqia e eliminon Austrinë, kualifikohet në çerekfinale
Turqia është çerekfinalistja e tetë dhe e fundit e Euro 2024.
Turqit mposhtën ngushtë 1:2 Austrinë në 1/8 e finales, shkruan Gazeta Express.
Merih Demiral ishte heroi i Turqisë, që shënoi të dy golat.
Qysh në minutën e parë, Demiral u gjend bukur pas një tollovie në zonë dhe shënoi për 0:1.
E në minutën e 59-të, Demiral shënoi sërish një gol me kokë, pas harkimit të Arda Guler.
Shtatë minuta më vonë, Gregoritsch shënoi për 1:2 për të ngushtuar epërsinë.
Deri në fund, Austria tentoi të shënonte golin e barazimit, por nuk ia doli dot.
Kësisoj, në çerekfinale, Turqia do të përballet me Holandën, që sot e eliminoi Rumaninë.