Turqia bllokon shërbimet për ruajtjen e të dhënave si Google Drive, Dropbox dhe One Drive
Qeveria turke thuhet se i ka bllokuar këto shërbime në mënyrë për t’iu shmangur publikimit të e-mailve që i përkasin Ministrit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak, i cili është dhëndëri i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
Bllokimi i këtyre shërbimeve, që u raportua nga grupi ‘Turkey Blocks’, iu ndalon përdoruesve qasjen dhe ruajtjen e të dhënave në llogaritë e tyre.