Turqia bllokon reklamat për Periskopin dhe Twitterin
Ankaraja zyrtare ka vendosur ndalesa reklamimi për Twitterin, Periskopin dhe Pinteresin pasi këto kompani nuk kishin pasur përfaqësues zyrtar në Turqi, ashtu siç e kërkon ligji i mediave sociale për kompani të huaja në këtë vend.
Vendimi hyri në fuqi të martën [sot], me top zyrtarët e këtij vendi që e lavdëruar si një hap të madh përpara në mbrojtjen e interesave kombëtare në hapësirën kibernetike.
“Ne jemi të vendosur që të bëjmë çkado që është e nevojshme për të mbrojtur të dhënat, privatësinë dhe të drejtat e kombit tonë,” tha zv.ministri i Transporteve, Omer Fatih Sayan në Twitter.
“Kurrë s’do të lejojmë fashizëm digjital dhe mos-përfilljen e rregullave në Turqi.” – shtoi më tej ai, përcjell Periskopi.
Sa i përket Periskopit, ajo është një kompani amerikane e themeluar së voni dhe që ka marrë emrin e mediumit më të fuqishëm alternativ në vend, Periskopit. Periskopi kosovar gjithnjë ka pasur raporte korrekte me mediat turke, dhe madje është cituar prej tyre në disa raste. /Periskopi