Turqi, 23 persona humbin jetën nga alkooli i prodhuar ilegalisht

Turqi, 23 persona humbin jetën nga alkooli i prodhuar ilegalisht

Autoritetet turke kanë njoftuar se 23 persona kanë vdekur nga helmimi nga alkooli i prodhuar ilegalisht në 48 orët e fundit. Siç u shtua, 43 persona të tjerë u shtruan në spital, nga të cilët 32 janë në njësinë e kujdesit intensiv, raportoi rrjeti televiziv amerikan CBS News.

Zyrtarët thanë se që nga fillimi i vitit, gjithsej 34 persona kanë vdekur si pasojë e alkoolit të prodhuar ilegalisht me metanol.

Sipas studimit të fundit të botuar në Turqi, metanoli shpesh i shtohet alkoolit të prodhuar ilegalisht në vend të etanolit, sepse është më i lirë dhe mund të shkaktojë verbim, dëmtim të mëlçisë dhe vdekje.

Numri i rasteve të helmimit nga alkooli i prodhuar ilegalisht nuk është një fenomen i rrallë në Turqi, ku prodhimi privat i alkoolit është rritur për shkak të rritjes së taksave nga autoritetet për pijet alkoolike, kujton CBS News.

Sipas zyrtarëve të qeverisë, në vitin 2024, 110 persona në Stamboll u helmuan nga alkooli, nga të cilët 48 vdiqën.

Shpërndaje në: