Turpërohet Elon Musk, i dështon vetura anti-plumb gjatë prezantimit live
Lansimi i veturës së re, Teslas nuk i ka shkuar ashtu si ka planifikuar.
Gjatë transmetimit direkt xhami “anti-plumb” u thye derisa dizajneri kryesor i kësaj veture, Franz von Holzhausen po e testonte veturën me një top nga metali në to.
Ai goditi dritaren e përparme e cila u thye menjëherë.
Musk reagoi duke thënë se kjo foditje mund të ketë qenë pak e tepërt, ndërsa pranoi më vonë se ka vend për përmirësime.