Turneu i futbollit të vogël në Kamenicë: Kurti fjalim për rininë e tij, nervozohen pak disa pjesëmarrës

Turneu i futbollit të vogël në Kamenicë: Kurti fjalim për rininë e tij, nervozohen pak disa pjesëmarrës

Turneu më i njohur i futbollit të vogël në Kosovë, “Rogana 2022” përveç futbolldashësve, grumbulloi edhe figura të njohura politike, ndër ta Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Megjithatë, me fjalimin e tij të mbajtur, Kurti, siç duket i ka shqetësuar tifozët, të cilët me anë të komenteve në rrjetin social, Facebook, treguan se Kryeminstri u mbajti fjalim për rininë e tij.

Ndryshe, në këtë turne, pjesëmarrëse janë 44 ekipe, derisa finalja e paraparë të mbahej mbrëmë është shtyrë për ditën e sotme si pasojë e motit të lig.

Derisa, përveç Kurtit, sonte në finale të turnirit do të jenë edhe deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi dhe Halil Snopçe nga Kuvendi i Mqedonisë së Veriut.

Finalja nis me fillim nga ora 18:00.

Shpërndaje në: