Tunduese: PSG i ofron Messit kontratë joshëse për ta bashkuar me Neymarin

Paris Saint-Germain thuhet se i ka ofruar Lionel Messit një kontratë të majme, ndërsa ata kërkojnë ta sjellin 34-vjeçarin në kampionatin francez.
Superylli argjentinas u përpoq të largohej nga Nou Camp verën e kaluar në rrethana të jashtëzakonshme, por vendosi kundër lëvizjes për shkak të klauzolës së largimit në kontratën e tij.
Sidoqoftë, fituesi i gjashtë herë i Topit të Artë u bë lojtar i lirë muajin e kaluar, pasi skadoi kontrata e tij te Barcelona. Si rezultat, PSG po kërkon të përfitojë nga ky moment.