Tundimi populist i Arabisë Saudite

Tundimi populist i Arabisë Saudite

NEW YORK – Shumica e përpjekjeve për të kuptuar tërmetin politik që po ndodh në Arabinë Saudite janë përqendruar në psikologjinë e princit të ri, Mohammed bin Salman. Por ka poashtu edhe arsye strukturore për brendin populist të Princit Mohammed. Të kuptuarit e këtyre faktorëve është çelësi për gjetur një rrugë më të mirë përpara.

Në të kaluarën, stabiliteti politik në Arabi ka qëndruar në tri gjëra të ndara: brenda familjes mbretërore; mes familjes mbretërore dhe në elitat tradicionale në Mbretëri; mes shtetit dhe popullsisë.

Asabiyya është rrënja e së parës – aftësia e një fisi ambicioz për të qenë të bashkuar dhe për të monopolizuar pushtetin. Por familja mbretërore është rritur tepër shumë dhe është bërë shumë e ndarë për të justifikuar koston e mbajtjes së unitetit. Nga një vlerësim i fundit, thuhet që 5.000 e më shumë princa të gjeneratës së tretë me rrethin e tyre, konsumojnë deri në 50 miliardë dollarë për një vit.

Sa i përket elitave tradicionale, ato e kanë rrënjën në gjenezën e Mbretërisë. Këto familje fisnike ishin inkurajuar që të mbledhnin më shumë fuqi ekonomike. Kishin akses të privilegjuar në kontratat qeveritare, në subvencione, në kapital, gëzonin mbrojtje nga konkurenca, dhe kishin mundësi të importonin falas duke i ngulitur thellë kompanitë e tyre në ekonominë e vendit.

Kjo elitë e mbrojtur e sektorit privat është rritur aq shumë sa tashmë reprezenton mbi 50% të GDP-së së Arabisë Saudite.

Popullsisë, në ndërkohë, i ishte ofruar siguri ekonomike në këmbim për lojalitetin e tyre – një arranzhment i institucionalizuar përmes një rrjeti të patronizuar të punëve të mirë-paguara të sektorit publik, dhe nga një varg përfitimesh gjeneroze të mirëqenies dhe të subvencioneve. Si rezultat, më shumë se 75% e qytetarëve arabë punojnë për shtetin, ndërsa pjesa tjetër e buxhetit publik shpenzohet në mbështetjen sociale jetësore.

Por tashmë ky sistem është bërë shumë i kushtueshëm. Sfida për Princin Mohammed është në mbikëqyrjen e tranzicionit drejt një rendi politik më pak shpenzues, që në të njëjtën kohë do të gjeneronte efiçiencë më të madhe ekonomike për të parandaluar ndonjë trazirë të mundshme qytetare.

Regjimet e tjera autokratike në rajon, me popullsi më të mëdha dhe me më pak naftë – si Iraku, Egjipti, Algjeria dhe Siria – kanë ndjekur një ‘strategji republikane’ duke i qetësuar të varfërit përmes një varg formash patronazhi, dhe përmes elitave shtypëse ekonomike. Kjo e ka bllokuar ngritjen e një opozite kredibile, me çmimin e mbrojtjes së një ekonomike anemike, tejet joformale dhe të bazuar në konsum.

Një përpjekje e stilit venezuelian ishte e ngjashme me atë të Princit Mohammed, shkaku i entuziazmit populist, spastrimit të elitave dhe neutralizimit të çfarëdo opozite serioze. Firmat e jashtme dhe ato të kontrolluara nga shteti mund të zëvendësojnë elitat e përmendura në ofrimin e shërbimeve të nevojshme private. Dhe ballansi i pagesave mund të stabilizohet me uljen e konsumit dhe të importeve, pjesësisht atë të familjes mbretërore dhe të të pasurve.

Problemi me këtë përpjekje qëndron te vonesa që do t’i bënte ndryshimeve thelbësore për rritjen e produktivitetit të punës. Ndërsa autokratë të tjerë nën presion – siç është Recep Tayyip Erdogan dhe Vladimir Putin – janë duke zgjedhur në vazhdimësi rrugët miope në sakrifikimin e sektorit privat për t’i dhënë mbijetesë regjimeve të tyre, Mbretëria mund të bëj më mirë se kaq, duke iu dhënë atyre asetet në dispozicion.

Alternativa e koalicionit autoritativ sundues të elitave tradicionale është edhe më pak e favorshme për sunduesit aktual të Arabisë Saudite, sepse do të shtrëngonte uljen e nivelit të konsumit për njerëzit e zakontë – dhe kësisoj, do të rriste nivelin e represionit. Konflikti i brendshëm është gjëja e fundit për të cilën ka nevojë princi i kurorëzuar.

Një rrugë më e mirë përpara kërkon më shumë ballanse dhe një koordinim më të mirë. Dhimbja nga rregullat e vëna duhet të ndahet më barazisht mes njerëzve, dhe reformat duhet të fokusohen më shumë në zgjerimin e përfitimeve ekonomike.

Kjo rrugë është e mundshme, falë bollëkut që ka Arabia Saudite në më të frytshmen e saj: një shoqëri e re që kërkon emancipim social, gra më të arsimuara e të zjarrta për participim, dhe miliona punë të krijuara për të huajt në të kaluarën që mund të kryhen edhe nga vendorët.

Çfarë mbulon ky skenar është produktiviteti i ulët i elitave të sektorit privat. Që ta çlirojë këtë pjesë, Arabia Saudite ka nevojë për një demokratizim, nëse jo në politikë, atëherë në tregjet e saj, përmes një mbështetjeje më të madhe në ligj dhe një konkurencë korrekte. E shikuar nga kjo perspektivë, fushata aktuale anti-korrupsion e Princit Mohammed duhet të përcillet me përpjekjet për të vendosur një rend më inkluziv në sektorin privat.

Nëse sektori privat i Mbretërisë mund të funksionalizohet, sfida ekonomike bëhet më modeste. Rreth 200 mijë të rinj do të futen në tregun e punës për çdo vit. E kështu, edhe gratë do të mund të punësohen duke i dhënë frymë sektorit privat. Aktualisht janë nëntë milionë puntorë të jashtëm të cilët punojnë në Mbretëri.

Më shumë se mega-investimet e reja në teknologji të lartë, rruga e vështirë e saudizimit, e iniciuar një dekadë më parë, mund të kryej punë gradualisht, nëse bëhet përmes një mbështetjeje për konkurencën dhe për kompanitë e vogla e të mesme. Por pika fillestare është sfiduese, sepse shërbyesit e sektorit publik marrin paga tri herë më të mëdha se puntorët e sektorit privat. Për të unifikuar tregun e punës, një qëllim afat-mesëm mund të reduktojë rrogat e puntorëve sauditë, duke rritur produktivitetin e tyre, dhe duke subvencionuar pjesën e mbetur nga kasaforta e shtetit.

Tundimi populist premton në më të mirën, një shtet autoritar me të ardhura mesatare. Arabia Saudite do të përfitonte më shumë nga një strategji e përfshirjes ekonomike e sociale që e zgjeron bazën e mbështetjes politike duke i bindur të gjitha grupet me ndikim – mbretërit, fisnikët dhe të tjerët – që të shohin shkurtimet afat-shkurta si një investim për të ardhmen e Mbretërisë. | Project Syndicate |Përktheu: Periskopi

Shpërndaje në: