Tuna publikon fotografi me kunja për Patrisin: E vetmja gjë që ka rëndësi
Tuna Sejdi ka zgjedhur t’i kalojë pushimet në një vend të nxehtë.
Këngëtarja shqiptare, Tuna Sejdi, duket se nuk e do të ftohtin.
Ajo ka zgjedhur plazhet e Republikës Demonikane për t’i kaluar disa ditë pushimi me djalin e saj Tianin.
Kohëve të fundit përflitet se këngëtarja është ndarë nga bashkëshorti i saj, Patris Beisha.
Madje, në fotografinë e publikuar me djalin e saj, ajo thotë se është e vetmja gjë që ka rëndësi për të.
Mos vallë, po i hedh kunja Patrisit përmes fotografive?
Ndryshe Tuna për sa i përket muzikës është shumë e dashur për publikun dhe atyre u sjell projekte në të cilat e gjejnë veten. Kjo vihet re në suksesin e këngëve që ajo i sjell rrallë mirëpo ‘godet’ ashtu si edhe me albumin e fundit.