Tuna prapë qenka shtatzënë, zbulon barkun e fryrë
Ajo vendosi që kësaj radhe të ngjitet në skenë, për të performuar në skenën e “The Park Festival” në Gostivar.
Paraqitja e Tunës në këtë festival, ka ngritur pikëpyetje për një shtatzëni të dytë të këngëtares, ngase dukej se ka shtuar shumë peshë.
Në fustanin që kishte veshur për këtë performancë, Tuna shihej me barkun e rrumbullakosur, por nuk dihet nëse janë vetëm disa kile më shumë nga ushqimi apo ajo po pret fëmijën e dytë.