Tuchel: Shqipëria është e fortë, nuk mund t’i krijosh shumë raste

Shqipëria e ka nisur me humbje fushatën kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë u mposhtën në “Uembli” nga Anglia me rezultatin 2-0.
Golat u shënuan nga Luis-Skelli dhe Harri Kejni. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe trajneri kanë dhënë intervistat e tyre për “TV Klan”.
Tomas Tuchel: “E sigurt që kjo nuk ishte 100% e filozofisë sonë. Ishte një kundërshtar i fortë. Nuk është një kundërshtar i lehtë për t’u mposhtur. Është një ekip që nuk mund t’i krijosh shumë. Këtë e pamë edhe në Kampionatin Europian. Kështu që jam i kënaqur me rezultatin”./ Periskopi