Tuchel pranon se ky lojtar mund të largohet nga Chelsea
Merkato e Chelseat ende nuk mund të konsiderohet e mbyllur, sidomos sa i përket shitjeve.
Callum Hudson-Odoi është lojtari i cili mund të largohet pasi trajneri Thomas Tuchel ka pranuar se nëse çmimi është i duhuri dhe lojtari është i gatshëm të largohet, ai nuk do të bllokojë shitjen e tij..
“Në përgjithësi, askush nuk është në shitje dhe të gjithë janë në shitje. Varet se çfarë dëshiron lojtari, çfarë duan lojtarët, çfarë mendojmë ne si dhe kush është i gatshëm të paguajë një shumë të caktuar parash.”, tha fillimisht Tuchel.
“Edhe për Callum, është e njëjta gjë. Ai është pjesë e grupit. Ai kishte një dëmtim afatgjatë dhe probleme afatgjata për të kapërcyer nga të cilat vuajti shumë. Ai ka ende një rrugë për të bërë për të përmbushur potencialin e tij, sepse potenciali është i madh. ”, shtoi trajneri gjerman.
Për shërbimet e Odoi janë të interesuar Newcastle United dhe Borussia Dortmundi.