Tuchel për konfrontimin me Conten: Nuk ofenduam njëri-tjetrin, luftuam për skuadrat tona
Ka përfunduar me barazim takimi i xhiros së dytë në Premierligë mes Chelseas dhe Tottenhamit.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi u vendos në 2:2, në një ndeshje ku edhe konfrontimet fizike mes trajnerëve nuk munguan, shkruan Periskopi.
Conte me entuziazimin e tij të tepruar për pak sa nuk u rrah me Thomas Tuchelin e Chelseas te goli i parë i barazimit dhe momenti tjetër ndodhi në fund të ndeshjes.
Por, Tuchel pas ndeshjes nuk e ka cilësuar këtë si një moment të keq, por thjeshtë një garë të ashpër mes dy trajnerëve që luftojnë për skuadrat e tyre.
“Sdi si ta them. Ndjej se ishte një ndërhyrje e drejtë nga ai (Conte) dhe një ndërhyrje e drejtë nga unë. Ne nuk e ofenduam njëri-tjetrin, nuk e goditëm njëri-tjetrin, ne po luftojmë për ekipet tona”, u shpreh Tuchel.