Tuchel nuk përmbahet, thumbon Premier Leaguen pas barazimit me Wolves
Thomas Tuchel ka bërë një deklaratë thumbuese në drejtim të Ligës Premier, duke thënë se nuk duhej lejuar që dueli mes Wolvesit dhe Chelseat të zhvillohej.
Dy skuadrat morën nga një pikë në duelin e javës së 18-të, pasi ndeshja përfundoi pa gola.
Tuchel deklaroi pas takimit se nuk duhej të luanin në këtë situatë, pasi varianti i ri i coronavirusit, Omicron është përhapur me të madhe në Angli.
“Shpresojmë që (përhapja) të ndalet, por ka pak shpresë. Nëse nesër kemi testet e radhës dhe testet e radhës pozitive, do të doja të flas me njerëzit nga Liga Premier (për të pyetur) se çfarë presin dhe çfarë prisnin të ishte”.
“Le të shpresojmë që të ndalojë kjo situatë, nuk ka asgjë tjetër për të bërë. A duhet të ndalemi dhe të mos arrijmë në ndeshjen tjetër? Kur të na detyrojnë të luajmë kundër Brentford, a nuk do të arrijmë? A nuk do të stërvitemi më? Çfarë duhet të bëjmë?”.
Tuchel (right) had a depleted squad that included Trevoh Chalobah (second right) in midfield
“Ishte e qartë se çfarë duam. Nuk dua te flas rreth kësaj. Unë thashë mendimin tim, të gjithë lejohen të kenë një mendim”, ka shtuar më tej gjermani
Chelsea regjistroi katër raste pozitive përpara barazimit 1-1 të së enjtes mbrëma me Evertonin, ku përfshihej treshja sulmuese Romelu Lukaku, Callum Hudson-Odoi dhe Timo Werner së bashku me mbrojtësin e majtë Ben Chilwell.