Tuchel më në fund zbulon nëse Kovacic do të jetë i gatshëm kundër Real Madridit

Tuchel më në fund zbulon nëse Kovacic do të jetë i gatshëm kundër Real Madridit

Thomas Tuchel e ka konfirmuar mungesën e Mateo Kovacicit te Chelsea në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions Leagues kundër Real Madridit.

Kroati ka dështuar të rikuperohet nga një dëmtim muskular që e ka mbajtur jashtë në javët e fundit, transmeton Periskopi.

Mirëpo, lajm i mirë për trajnerin gjerman është se Antonio Rudiger do të luajë por me maskë, pasi u detyrua të zëvendësohej në ndeshjen e parë për shkak të një lëndimi në fytyrë, para se të mungonte kundër Fulhamit në fundjavë.

”Mateo [Kovacic] nuk do të jetë në skuadër. Toni [Rudiger] do të luajë me maskë, sepse është stërvitur me maskë,” tha fillimisht Tuchel.

”Të gjithë të tjerët janë stërvitur sot. Të gjithë janë të gatshëm vec Mateo Kovacicit.”

Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Madrid, Chelsea dhe Real Madridi luajtën baraz 1-1. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: