Tuchel kritikon tifozët që thirrën emrin e Abramovichit kur po duartrokitej për Ukrainën

Tuchel kritikon tifozët që thirrën emrin e Abramovichit kur po duartrokitej për Ukrainën

Menaxheri i Chelsea, Thomas Tuchel tha se nuk ishte momenti për të dhënë mesazhe të tjera pasi tifozët brohoritën emrin e pronarit rus të klubit, Roman Abramovich gjatë një minutë duartrokitje për t’u solidarizuar me Ukrainën.

Një minutë duartrokitje u mbajt në Turf Moor përpara ndeshjes së Chelsea në Premier League kundër Burnley të shtunën, gjatë së cilës thirrjet e emrit të Abramovich mund të dëgjoheshin në një transmetim të Sky Sports.

“Nëse tregojmë solidaritet, ne tregojmë solidaritet dhe duhet ta bëjmë së bashku. Ne gjunjëzohemi së bashku, nëse një person i rëndësishëm nga klubet e tjera ose nga klubi ynë fatkeqësisht vdes, ne tregojmë një minutë respekti,” u tha Tuchel gazetarëve pas ndeshjes, të cilin Chelsea e fitoi 4-0.

“Nuk është momenti për të dhënë mesazhe të tjera, është një moment për të treguar respekt. Ne e bëjmë këtë sepse kjo është ajo që jemi edhe ne si klub, ne tregojmë respekt si klub. Ne kemi nevojë që tifozët tanë të angazhohen për këtë minutë duartrokitje. Ne e bëjmë këtë për Ukrainën, nuk ka asnjë mendim të dytë për situatën atje. Ata kanë lutjet tona dhe mbështetjen tonë, dhe ne duhet të qëndrojmë së bashku si një klub”, u shpreh Tuchel.

Pronari miliarder i Chelseat, Abramovich, njoftoi në fillim të kësaj jave se kishte në plan të shiste klubin pas gati 20 vitesh në krye.

Gjatë kësaj periudhe, Chelsea ka fituar dy Champions League dhe pesë tituj Premier League.

Shpërndaje në: