Tuchel kërkon përforcime, e do Casemiron
Bayern Munichu është duke e planifikuar sezonin e ardhshëm së bashku me Thomas Tuchel.
Dhe, trajneri gjerman e ka në kokë ekipin me të cilin do të paraqitet në edicionin 2023/24.
Mediumi gjerman “Kicker” raporton se ish-trajneri i Paris Saint-Germainit dhe i Chelseat e do një përforcim në mesfushë në tentim që ta përmirësojë repartin, posaçërisht pozitën përpara mbrojtjes.
Emri më i pëlqyer i trajnerit Tuchel është ai i Casemiros, i cili verën e kaluar iu bashkua Manchester Unitedit dhe është bërë lojtar i rëndësishëm i “Djajve të Kuq”.
Casemiro e bëri një karrierë të jashtëzakonshme në Real Madrid, me të cilin fitoi gjithçka për t’u larguar përfundimisht nga “Santiago Bernabeu” verën e kaluar.