Tuchel i ka ndarë këta tre lojtarë të Chelseat me një anë dhe u ka thënë se janë më të rëndësishmit për të

Tuchel i ka ndarë këta tre lojtarë të Chelseat me një anë dhe u ka thënë se janë më të rëndësishmit për të

Thomas Tuchel e ka bërë të qartë nga fillimi se Mateo Kovacic, N’Golo Kante dhe Jorginho do të jenë tre lojtarët që do të përdoren si shembull gjatë periudhës së tij te Chelsea, sipas Julian Lauren nga ‘ESPN’.

Nuk u desh të kalonte shumë që Tuchel ta stabilizonte autoritetin e tij në ‘Stamford Bridge’, pas largimit të Frank Lampardit.

Pavarësisht se pati më pak se 48 orë në dispozicion të përgatitet për ndeshjen e parë në Premier League, ishte e qartë si do të organizoheshin gjërat nën urdhërat e trajnerit gjerman, transmeton Periskopi.

Pjesë e reformave të tij ishte të riktheheshin në skuadër lojtarët me eksperiencë.

Chelsea Training and Press Conference

Këtu u përfshinë Kante, Kovacic dhe Jorginho, të cilët thuhet se u ftuan me një anë pas ardhjes së Tuchelit nga Franca.

Ata u informuan nga trajneri i ri se do të përdoreshin si shembull për lojtarët e tjerë.

Ai gjithashtu informoi treshen se do të jenë pre e rotacioneve varësisht nga kundërshtari, fitnesi dhe plani specifik i ndeshjeve.

Liverpool v Chelsea - Premier League

Por të tre do të ishin startues eventualisht në zemër të mesfushës.

Jorginho dhe Kovacic filluan epokën e Tuchelit kundër Wolvesit, me Kante që po rikuperohej nga lëndimi.

Që nga atëherë, asnjë lojtar tjetër nuk arriti ta prishë këtë trekëndësh të mesfushës. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: