Tuchel flet për lëndimin e Ziyech, situata duket serioze

Tuchel flet për lëndimin e Ziyech, situata duket serioze

Hakim Ziyech duket se do t’i mungojë skuadrës së Chelsea në xhirot e para në Premier League.

Lojtari maroken, Hakim Ziyech, ishte një nga figurat kryesore mbrëmë në finalen e Superkupës së Evropës, duke arritur të gjente golin në finalen ndaj Villarreal.

Megjithatë, Ziyech u tradhtua nga fati, pasi pak para fundit të pjesës së parë ai pësoi një lëndim që ia pamundësoi vazhdimin e ndeshjes.

Lidhur me lëndimin e tij ka folur edhe trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, i cili ka thënë se kemi të bëjmë me një lëndim serioz.

“Nëse e largon një lojtar nga loja në pjesën e parë, atëherë duhet ditur se lëndimi ishte serioz”, ka thënë Tuchel, transmeton Periskopi.

“Ishte një fatkeqësi, sepse ai ishte nga më të mirët dhe pati paraqitje të mira së fundmi”, shtoi gjermani.

Mbetet të shihet se sa kohë do t’i duhet ylli maroken për t’u rikuperuar nga ky lëndim. /Periskopi/

Shpërndaje në: