Tubimi përmbyllës, Memli Krasniqi kërkon votën për Bedri Hamzën e PDK-në: Nesër fillon një kapitull i ri
![Tubimi përmbyllës, Memli Krasniqi kërkon votën për Bedri Hamzën e PDK-në: Nesër fillon një kapitull i ri](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7838-425x300.jpeg)
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, në fjalën e tij në fushatën përmbyllëse të PDK-së, ka bërë thirrje tek qytetarët që ta votojnë Bedri Hamzën për kryeministër dhe për Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se Hamza s’është politikan i zakonshëm dhe se është një njeri me vlera e integritet të pakrahasueshëm.
“Bedriu s’është politikan i zakonshëm. Është politikan me integritet të pakrahasueshëm. Bedri Hamza gjithmonë thotë më pak e bën më shumë. Bedri Hamza gjithmonë e mbanë fjalën. Bedriu e ka bërë edhe PDK-në më të mirë. Bëmë fushatë pozitive, s’përhapëm përçarje e nuk akuzuam për mungesë patriotizmi”, ka thënë Krasniqi.