Tubimi i LDK-së në Viti, Abdixhiku: Edhe këtu po shihet se ndryshimi është afër
Nga sheshi i mbushur i komunës së Vitisë me përkrahës të vizionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për katër vitet e ardhshme, kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku e nisi fjalimin me një mesazh plot optimizëm.
Nga atje, kreu i LDK-së deklaroi se edhe në këtë komunë po shihet qartë se “ndryshimi është afër”.
“Është vërtetë kënaqësi e veçantë që pas tubimeve madhështore që po i kemi në çdo qytete, vazhdojmë me një tubim tjetër të madh edhe në Viti dhe po shihet shumë qartë edhe këtu, në shtëpinë e kahmotshme besnike të LDK-së, se ndryshimi tashmë afër. Po e dëshmon ky masivitet i madh në ditën e sotme.” – tha Abdixhiku.