Truri i konsideron pjesë të trupit sendet që i mbajmë në dorë
Shpesh themi se stilolapsi apo edhe telefoni celular janë si zgjatimi i dorës sonë dhe në të vërtetë truri i sheh ato ashtu.
Ai percepton çdo send që mbajmë në duar sikur të ishte një shtrirje e trupit, tek i cili të aplikohet perceptimi taktik.
Zbulimi, i cili do të ndihmojë zhvillimin e protezave më të sakta, është botuar në revistën aktuale ”Biology” nga një grup studimor ndërkombëtar.
Studimi përfshiu 16 persona të cilëve u kërkohej të mbanin një shkop në duar dhe me të të tregonin sendet dhe t’i preknin ato.
Të gjithë pjesëmarrësit ishin në gjendje të lokalizonin ndikimin me saktësi pothuajse të përsosur, sikur prekja të ishte në krah.
Në të njëjtën kohë studiuesit, duke përdorur elektroencefalografinë (Eeg), zbuluan se pozicioni i ndikimit në instrument ishte deshifruar nga të njëjtat rajone të trurit që aktivizohen kur kontakti ndodh direkt në trup, sikur truri të aplikonte perceptimin taktik të trupit tek sendet ose objektet.
“Këto rezultate sugjerojnë që do të jetë e mundur, në një të ardhme jo shumë të largët, të hartohen neuro-proteza gjithnjë e më pak invasive”, theksoi Nadia Bolognini, profesore e Psikobiologjisë dhe Psikologjisë Fiziologjike.