Truqe si të fshihni barkun muajt e parë të shtatzënisë, inspiruar nga Meghan Markle

Truqe si të fshihni barkun muajt e parë të shtatzënisë, inspiruar nga Meghan Markle

Të qenit shtatzënë ndryshon format tuaja trupore, andaj edhe garderoba juaj do të pësojë ndryshime.

Ndonëse lajmin e mirë mezi s’prisni ta ndani me të gjithë, zakonisht fazat e hershme të shtatzënisë – ku barku i fryrë sa fillon të vihet re – dëshironi t’i mbani për vete.

E si ta fshihni barkun më së miri mund të inspiroheni nga Meghan Markle.

Së fundmi ajo u pa në ceremoninë e martesës së Princeshës Eugine. Për ketë ngjarje Meghan zgjodhi të vishej me një fustan si mantel, duke mos shfaqur siluetën. Edhe Kate Middleton vishej shpesh me fustane që kanë prerje si të një manteli gjatë shtatzënisë së saj.

Meghan Markle Maternity Style - Embed

Në një tjetër ngjarje Markle mbajti sekretin e saj duke veshur një xhaketë e cila ka modelin më të gjerë nga beli dhe është me palë. Stil tejet i pëlqyer së fundmi, jo vetëm për shtatzënat.

Meghan Markle Maternity Style - Embed

Truku tjetër i dukeshës janë palat vertikale. Në një mbrëmje ajo kishte të veshur një fustan të kaltër, i cili kishte një qepje të thjeshte dhe rrudhosje në pjesën e përparme. Një mënyrë perfekte për të kamufluar fazat e para të shtatzënisë.

Meghan Markle Maternity Style - Embed

Shpërndaje në: