Truqe për të rënë nga pesha që vetëm dietologët i dinë

Truqe për të rënë nga pesha që vetëm dietologët i dinë

Është koha që të merrni disa këshilla nga profesionistët! Ata nga përvoja që kanë me klientë të ndryshëm e dinë më mirë se të gjithë se kush truke funksionojnë për të rënë nga pesha dhe kush jo!

Mos mbani më dieta: Çelësi për të përmirësuar shëndetin tuaj mund të jetë vetëm të përqendroheni në sjellje të shëndetshme si lëvizja dhe ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve. Studimet e ripërsëritura kanë treguar se dietat nuk funksionojnë dhe janë të përkohshme.

Anashkalimi i ushqimeve nuk do t’ju ndihmojë: Kur njerëzit përpiqen të humbasin peshë, ata bëhen të fiksuar pas shmangies së një ushqimi të caktuar si p.sh, sheqeri, karbohidratet etj. Por, qëndrimi larg grupeve të caktuara ushqimore nuk do t’ju ndihmojë. Në vend të kësaj, shikoni dietën tuaj të përgjithshme dhe bilancin kalorive.

Bëni përjashtime herë pas here: “Lëshojini frenat” një herë në disa kohë sepse ju ndihmon që të vazhdoni më tej duke mbajtur balancimin e të ushqyerit. Vetëm sigurohuni që ju të shijoni një vakt jo të ndryshoni të ushqyerit gjate gjithë ditës.

Kujdesuni për porcionet: duhet të kuptoni se heqja dorë nga ushqime të caktuara nuk është përgjigja për tu dobësuar. Edhe ushqimi ‘i shëndetshëm’ mund të shkaktojë shtim në peshë nëse jeni duke ngopur!

 

 

Shpërndaje në: