Truqe për të larguar shenjat që mbeten në bark pas lindjes

Truqe për të larguar shenjat që mbeten në bark pas lindjes

Shumica e grave pas lindjes përballen me shenja në bark, anise nuk shkaktojnë dhimbje dhe janë jo të dëmshme, mund të jenë të pakëndshme për syrin.

Nëse jeni një nënë e re dhe shqetësoheni se mund t’i keni këto shenja direkt pas lindjes së fëmijës suaj, ne ju sjellim disa metoda që ju ndihmojnë në parandalimin deri tek zhdukja e tyre nëse tashmë jeni bërë nënë.

Hidratoni vazhdimisht lëkurën në pjesët ku ka më shumë mundësi të shfaqen shenja
Përzgjidhni më kujdes produkte të prodhuara posaçërisht për gra shtatzëna. Rekomandohet vaji i kokosit dhe qëndroni larg produkteve që përmbajnë kimikate të forta, që mund të thajnë lëkurën.

Merrni një furçë të përbërë nga fije natyrale dhe kalojeni në të gjithë trupin, nga këmbët deri tek zemra, me qëllimin që të largoni qelizat e vdekura. Pasi të mbaroni, bëni një dush që të qetësohet lëkura.

Pini shumë ujë
Pirja e ujit nuk ndihmon vetëm në hidratimin e trupit, por do t’ju bëjë të ndiheni më të freskët dhe të lehtë. 8-10 gota ujë në ditë janë të rekomanduara. Duhet pasur parasysh se një lëkurë e hidratuar është më elastike, e shëndetshme dhe krijon më pak shenja pas lindjes.

Bëni ushtrime të lehta
Këto ushtrime do t’ju ndihmojnë që të ruani elasticitetin e lëkurës, një qarkullim më të mirë të gjakut dhe që të mos shtoni shumë në peshë gjatë shtatzënisë.

Kujdes më peshën
Sa më shumë peshë të fitoni, aq më i madh është probabiliteti që të mbeteni më shenja pas lindjes.

Mbani një dietë të shëndetshme
Ushqimet e pasura me antioksidues janë një zgjidhje e shkëlqyer për elasticitetin e lëkurës. Gjithashtu edhe ushqimet që përmbajnë vitaminat A dhe E ndihmojnë shumë.

Shpërndaje në: