Trupi i pajetë i Faton Hajrizit pritet të mbërrij në Kosovë rreth orës një pas mesnate
Ministria e Punëve të Jashtme dhe diasporës e ka konfirmuar se Prokuroria e Qarkut në Beograd ka dhënë leje për tërheqjen e trupit të pajetë të raportuar si i vrarë në Llozhnicë të Serbisë.
Në njoftimin e MPJ-së thuhet se “Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, mbështetur nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, Ambasadori Jashari po kryejnë procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës nga morgu i Lloznicës për t’u sjellë në Kosovë.
Gazeta Nacionale ka mësuar se trupi i Hajrizit pritet të mbërrijë në Kosovë rreth orës 1 pas mesnate.
Ndryshe, Avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci e ka konfirmuar se trupi i pajetë që po mbahet tash e sa kohë në Serbi është ai i Faton Hajrizit.
Ai ka thënë se i është lejuar që ta shohë edhe trupin e pajetë të Fatonit.
“Po, e konfirmoj. E pashë trupin pajetë. Tash mbetet me e konfirmu edhe ekspertët tanë. Jam në përfundimin e procedurave për tërheqjen e kufomës”, ka thënë Koci.
Avokati tha se aktualisht është në proces të kryerjes së procedurave të tërheqjes se kufomës.
Konfirmimi ka ardhur pasi nënës së Fatonit iu kërkua strishoja e gojës, për ta konfirmuar se bëhet fjalë për Faton Hajrizin.
Trupi i tij nuk u lejua tash e sa kohë të sillet në Kosovë, megjithatë tash duket se një gjë e tillë do të ndodh.
Në disa paraqitje televizive, avokati Koci ka dhënë disa cilësimë interesante për rastin e Hajrizit, një ish i dënuar, ndër të tjera, për vrasje të një ushtari rus, tentim vrasje të policëve e qytetarëve të kombësisë shqiptare dhe plaçkitje të armatosura, ndër të tjera. Koci ka treguar për një kërkesë të çuditshme nga Serbia.
“Sot ka qenë një ditë intensive. Nga mëngjesi jam në takim me polici dhe prokurori dhe si përfundim tash e pata një kërkesë pak të çuditshme për momentin për shkak se tani po kërkohet që të merret pështyma e nënës së Fatonit në mënyrë që aty të merret materiali gjenetik dhe të krahasohet më pas me materialin gjenetik të Fatonit. Unë e kërkova arsyen pse tani në këtë faze dhe pse nuk është kërkuar menjëherë në fillim.”
“Sipas policisë thanë që shenjat e gishtërinjve, shenjat papilare nuk po përputhen tërësisht, pras pjesërisht përputhen. Si duke ka dëmtim të duarve ose nuk dua të spekulojë në atë drejtim edhe kërkuan që të martën të vijë zonja në stacionin e parë të policisë, vijnë ekspertët e tyre ia marrin pështymën dhe sekretin prej hundës dhe pastaj vazhdojnë tutje me analizat e tyre.” – kishte thënë Koci në T7.