Trupi deformohet kur ju vishni taka të larta- Ja se çfarë ndodhë!

Trupi deformohet kur ju vishni taka të larta- Ja se çfarë ndodhë!

49% e grave, të moshës 18-24 vjeç, veshin këpucë me taka dhe me rritjen e moshës këto të fundit bëhen gjithmonë e më pak të pëlqyera. Ndonëse janë simbol i feminilitetit, përpara dukjes duhet të vendosim shëndetin dhe të njohim efektet negative.

Këto janë efektet negative të mbajtjes së takave të larta:

Lakimi i shtyllës kurrizore.

Shtylla kurrizore humbet lakimin natyral në formën e S. Ky është shkaku kryesor i dhimbjes së shpinës.

Qëndrimi i keq.

Kur vishni taka të larta mbi 75% e peshës trupore bie mbi pjesën e përparme të këmbës dhe për të mbajtur ekuilibrin, trupi përkulet përpara dhe pjesa e sipërme shkon prapa.

Thonj të rritur brenda në mish.

Takat e larta mund të rrisin rrezikun e rritjes së thonjve brenda në mish.

Dhimbje gjunjsh e muskujsh.

Tensioni që ushtroni në pjesën e poshtme të këmbëve përkthehet pas disa orësh në dhimbje gjunjsh. Sforcimi për ta mbajtur trupin drejt kur shputat e këmbëve janë të lakuara shoqërohet me jo pak dhimbje. Takat shkurtojnë muskujt e pulpave duke shkaktuar spazma muskulare.

Dhimbje shpatullash.

Mund të habiteni kur të mësoni se ekziston një lidhje midis takave të larta dhe dhimbjes së shpatullave. Shoqata Osteopatike Amerikane thotë se dhimbja nga takat e larta nuk kufizohet vetëm te këmbët. Këpucët e larta ndikojnë në të gjithë kurrizin, qafën dhe shpatullat, sepse ato ndryshojnë formën natyrale të trupit.

Shpërndaje në: