Trupa britanikë zbarkojnë në Sllatinë, KFOR’i i publikon pamjet

Trupa britanikë zbarkojnë në Sllatinë, KFOR’i i publikon pamjet

Njësi të personelit britanik nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire, të caktuara në forcat rezervë të NATO-s, janë kanë mbërritur në Kosovë, ku do të qëndrojnë përkohësisht.

Dislokimi është pjesë e një stërvitjeje rutinore të Repetimit Operacional me trupat e tjera të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

KFOR ka publikuar pamjet nga zbarkimi në Sllatinë të këtyre trupave britanikë.

Kjo stërvitje vjen si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke përgatitur forcat e NATO-s për reagim të shpejtë në rast të ndonjë emergjence.

“Personeli britanik nga Regjimenti Mbretëror i Yorkshire, i caktuar në forcat rezervë të NATO-s në mbështetje të misionit të udhëhequr nga NATO #KFOR, është dislokuar përkohësisht në Kosovë për një stërvitje rutinore të Repetimit Operacional me trupa të tjerë të KFOR-it”, thuhet nw njoftimin e KFOR’it.

Mbi 300 trupa britanike kanë në Kosovë për stërvitje të përbashkëta me ushtarët e KFOR’it.

Shpërndaje në: