Trumpi po fiton

Trumpi po fiton

Donald Trump është rrugës për të fituar një rizgjedhje si president i Shteteve të Bashkuara.

Po, pavarësisht Russiagate-it [që i lidhin rezultatet zgjedhore presidenciale të 2016-s me ndërhyrjen ruse] pavarësisht shitholegate [deklaratave për vendet që sjellin më shumë emigrantë] dhe pavarësisht gjithçkaje tjetër me të cilën do të përballet në vazhdim. Pavarësisht edhe popullaritetit aq të vogël sa do ta bënte Nixonin të dëneste. Pavarësisht gjykimeve të këqija të tij – duke mbrojtur pedofilët e akuzuar, për shembull – dhe drama e pafund e e panevojshme. Trumpi po fiton. Kjo gjë po ndodh, njerëz. Dhe nëse ka ndonjë që dëshiron ta ndalojë një gjë të tillë – dhe ka shumë, natyrisht, miliona të tillë – ata duhet ta dinë se kundër çkaje po luftojnë. Është diçka goxha më e madhe sesa që mendojnë ata me një stërvetëbesim.

Së pari, konsiderojeni faktin që Trumpi është thjesht me fat. Ndoshta një prej njerëzve më me fat që ka garuar për president. Disi ai ia doli që ta kthente reputacionin e tij si njeri i paturp e kokëkrisur në një armë. Sa shumë kundërthënie e skandale i ka mbijetuar ai, që do të mund ta shkatërronin secilin prej paraardhësve të tij shumë kohë më parë, ose t’i dërgonin në shtëpi që të fshiheshin nga turpi? Një ditë tjetër avokati i tij personal bëri pohimin absurd që ai personalisht kishte paguar 130 mijë $ një ish-pornoyll që kërcënonte se do të nxirrte sheshit marrëdhënien e saj me Trumpin – me para nga xhepi i tij – mesa duket vetëm sepse Trumpi njihet si një djalë mburravec. Sa avokatë njihni ju që do të bënin një gjest të tillë vetëm nga dashamirësia e zemrës së tyre për mikun?

A e besoi ndokush atë storje qesharake? Kushedi – ndoshta sepse nuk është nëpër ballina dhe ne e zhvendosëm mendjen te një tjetër skandal tronditës si tweet-et e vikendit të kaluar, kur presidenti i Shteteve të Bashkuara u duk se bëri me faj hetimet për lidhjet e tij me Rusinë për vdekjen e një nxënësi në Florida.

Iu kujtohet fajlja e sherifit kontraverz Joe Arpaio, një që besonte te teoria se Obama s’ishte lindur në Amerikë, i cili ishte akuzuar për përdorimin e pushtetit të tij për të sulmuar kundërshtarët politikë dhe që kishte pasur sjellje raciste e që ishte gjetur fajtor edhe për mosbindjen e një vendimi të gjykatës? Iu kujtohet thirrja telefonike që kishte pasur me të vejën e një ushtari kur Trumpi tha se e kishte harruar emrin e atij ushtari të vdekur? Askujt nuk i kujtohet. Jemi të drobitur. Nuk kemi kohë.

E dyta, merreni parasysh rekordin e Trumpit si president. Ai në fakt ka diçka për të cilën garon. Ai i shkurton taksat. I zmrapsë rregullat. E ka vënë ISIS-in thembrën e tij. Ekonomia dhe tregu i aksioneve po gumëzhijnë sërish, pavarësisht trazirave të fundit. Çdo republikan tjetër në detyrë që do të kishte këto rekorde si Trumpi – siç e kishte Eisenhoweri dhe Reagani – do të ishte në një formë shumë të mirë për rizgjedhje. Trumpi, aq i urrejtur sa është, mund të mos ia dalë të rizgjidhet si paraardhësit e tij. Por nëse vazhdohet me këtë ritëm të krijimit të vendeve të punës dhe nëse ekonomia vazhdon të lulëzojë, edhe nëse ka meritë apo jo për atë gjë, mjaftueshëm votues do t’i mbajnë hundët sërish dhe do ta votojnë.

E treta, kundërshtarët e tij nuk mund të veprojnë bashkërisht. Kush po flet për Partinë Demokrate? Varet prej okhës. Për çka angazhohet Partia demokrate? Paj, ata e urrejnë Trumpin dhe Rusinë. Oh, ata i kundërshtojnë shkurtimet në taksa, me një ëqndrim populist, sidomos në një kohë kur projektligji satanik i taksave nga Trumpi ka vënë favore për shumicën e kombit.

Shumçka, natyrisht, varet nga ajo se me kënd do të përballet Trumpi në nëntor të 2020-s. Me Trumpin që duket edhe i përçmuar edhe i lëkundshëm, fusha demokrate më 2020 do të jetë ndoshta më e madhe në historinë e kësaj partie. Por kjo përbën problem. Njerëzit mund të përfytyrojnë kollaj një garë të shëmtuar mes dy, tre ose katër njerëzve të moshuar por popullor, si Biden, Warren dhe Sanders – bashkë me një numër të rinjsh por të patestuar që mund ta ndajnë partinë për gjithë fushatën. Krahët e Hillaryt dhe Berniet kurrë nuk u pajtuan më 2016 – dh ekjo i shkoi në favor Trumpit. Kësaj here, ndarja duket se mund të jetë edhe më e keqe.

Oh, por pritni, mund të thoni. Keni harruar për kalorësin flokë-argjendtë që pret në kështjellën e tij që të dalë jashtë dhe të vras dragonin e portokalltë njëherë e përgjithmonë. Çka rreth hetimit të Robert Muellerit, atij që CNN-i ia ka kushtuar gjithë rrjetin e tij për ta mbuluar me një intenzitet të atillë sa mund ta zhvendosin gjithë zyren e D.C.-së në atë të Muellerit? A do ta bëj kjo Trumpin dhe miqtë e tij djallëzor të ndihem më ngushtë?

Mendoj se është e mundur. Por, jo aq.

Është e vërtetë që Mueller duket se po e drejton një anije të ngushtë me dëshirë për surpriza, të atilla si padia e fundit e 13 rusëve që kanë konspiruar për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2016-s. Ndoshta Muelleri do të ndërmarrë hapin e paprecedent të paditjes së presidentin amerikan, për gjithçka filluar nga shkelja e betimit në pengimin e drejtësisë deri në drejtimin e fshehtë të Airbnb me Vladimir Putinin. Por, në fakt, kjo duket si një lëvizje më e madhe se që një njeri mund të pres nga një ish prokuror që i vyen të mbajë kredibilitetin e tij. Më e mundshmja është që Muelleri dhe ekipi i tij do të përpilojnë një rast bindës por jo konkluziv që presidenti bëri një a më shumë krime, duke e lënë në duart e Kongresit të Shteteve të Bashkuara se çka do të bëj me të. Dhe kur e ka bërë Kongresi gjënë e duhur?

Pastaj ka diçka tjetër me të vërtetë dëshpëruese: duhet të jetë dikush te Republikanët që do t’i thirrë mendjes dhe do t’i dalë kundër presidentit. Po, ndoshta mund të jetë Mitt Romney, i cili e urren Trumpin aq shumë sa provoi të bëhej sekretari i tij i shtetit. Ose mund të jetë Bob Corker, i cili fillimisht kishte thënë se Trumpi ishte jostabil por tash përpiqet t’i japë Trumpit favore.

Përballojeni: Republikanët, shumica prej tyre, deri tash janë aq të mësuar me inercinë dhe të menduarit në grup dhe impotencë politike që duket se janë të gatshëm ta humbin kontrollin në Shtëpinë e Bardhë vetëm që të marrin një tweet domethënës nga presidenti. Mendoni se Republikanët do ta braktisin Trumpin aq lehtë?

Po, Trumpi është me fat. Dhe kjo mund të na japë 6 vjet të tjera.

Përktheu nga Politico.net, Periskopi

Shpërndaje në: