Trumpi nga nesër ndalon shkarkimin e TikTik’ut në ShBA
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, do ta ndalojë shkarkimin e aplikacioneve TikTok dhe WeChat në Shtetet e Bashkuara nga mbrëmja e së dielës për shkak të shqetësimeve rreth kërcënimit që këto aplikacione paraqesin për sigurinë kombëtare.
Vendimi i ri do t’i prekë vetëm ata që ende nuk i kanë shkarkuar aplikacionet dhe ata që dëshirojnë të bëjnë përditësime dhe është me efekt më të vogël sesa është pritur, shkruan Reuters.
Aplikacioni WeChat, i cili shërben për shkëmbim të mesazheve, si rrjet social dhe si aplikacion për pagesa përmes internetit, do të përballet me kufizime me të rrepta se TiTok-u. Përdoruesit e TikTok-ut do të vërejnë pak ndryshime deri më 12 nëntor, kur do të hyjë në fuqi ndalimi i disa transaksioneve teknike.
“Ne nuk pajtohemi me vendimin e Departamentit të Tregtisë dhe jemi të zhgënjyer për bllokimin e shkarkimeve të reja të aplikacionit nga e diela dhe ndalimin e përdorimit të aplikacionit TikTok në ShBA nga 12 nëntori. Ne do të vazhdojmë ta sfidojmë urdhrin e padrejtë ekzekutiv”, thuhet në deklaratën e kësaj kompanie.