Trump zgjedh shefin e ri të FBI-së: Avokat, hetues dhe luftëtar i shkëlqyer
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump emëroi Kash Patel, një avokat dhe kritik i hapur i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) si drejtorin e ardhshëm të agjencisë vendase të shërbimit sekret.
Trump e përshkroi Patelin si një “avokat, hetues dhe luftëtar të shkëlqyer.
Patel, i njohur për besnikërinë e tij të palëkundur ndaj Trump, shërbeu në role kyçe gjatë administratës së parë të Trump, duke përfshirë mbikëqyrjen e divizionit kundër terrorizmit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe më vonë duke shërbyer si shef i shtabit në Departamentin e Mbrojtjes.
Para roleve të tij në Shtëpinë e Bardhë, Patel punoi në Komitetin e Inteligjencës në Kongres, ku luajti një rol të rëndësishëm në hetimin e ndërhyrjes së dyshuar ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.
Sipas transmetuesit CNN, Patel thuhet se ka ndihmuar përpjekjet republikane për të diskredituar hetimet e FBI-së për lidhjet e mundshme me Rusinë.
Trump ka shprehur shpesh mosbesim ndaj FBI-së, duke e akuzuar atë për paragjykime politike, veçanërisht pas kërkimit të saj në vendpushimin e tij Mar-a-Lago për dokumente të klasifikuara që ai dyshohet se ka ruajtur ilegalisht.
Patel ka qenë një kritik i zëshëm i strukturës aktuale të FBI-së.
Trump vlerësoi punën e mëparshme të Patel dhe pretendoi se nën Patel, FBI do t’i jepte fund epidemisë në rritje të krimit në Amerikë, do të çmontonte bandat kriminale të migrantëve dhe do të ndalonte plagën e keqe të trafikut të njerëzve dhe drogës përtej kufirit.