Trump zgjedh John Ratcliffe drejtor të CIA-s

Trump zgjedh John Ratcliffe drejtor të CIA-s

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të martën se ka zgjedhur ish-Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, John Ratcliffe, për të shërbyer si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).

“Pres që John të jetë personi i parë që do të shërbejë në dy pozitat më të larta të Inteligjencës së Kombit tonë. Ai do të jetë një luftëtar i guximshëm për të drejtat kushtetuese të të gjithë amerikanëve, duke siguruar nivelet më të larta të sigurisë kombëtare dhe PAQE NËPËRMJET FUQISË,” tha Trump në një deklaratë të martën.

Shpërndaje në: