Trump: Zelensky të kthehet në Shtëpinë e Bardhë kur të jetë gati për paqe, sot nuk e respektoi popullin amerikan

Pas përplasjes me Trump, Zelensky është larguar nga Shtëpia e Bardhë ndërsa është anuluar konferenca e përbashkët e shtypit.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Presidentit Donald Trump i cili me anë të një statusi në rrjete sociale shkruan se Zelensky nuk është gati për paqe dhe se ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale
Ja postimi i tij i plotë në Truth Social: “Ne patëm një takim shumë domethënës në Shtëpinë e Bardhë sot.
“U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa biseda nën një zjarr dhe presion të tillë.
“Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata.
“Nuk dua avantazhe, dua PAQE.
“Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale.
“Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe.”
Posted by Donald J. Trump on Friday, February 28, 2025