Trump: Ukraina s’do të anëtarësohet në NATO

Trump: Ukraina s’do të anëtarësohet në NATO

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO.

Këto deklarime ai i bëri të enjten në takim me kryeministrin britanik Keir Starmer. Përkundër deklarimeve të Trumpit, Starmer është shprehur se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është rrugë e pakthyeshme.

Trump po ashtu ka thënë se marrëveshja për mineralet, që pritet të arrihet të premten (28 shkurt) kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të mbërrijë në SHBA, është hap garancie për arritjen e paqes me Rusinë.

I pyetur nëse beson se Zelensky është diktator, Trumpi është përgjigjur me: “A e kam thënë këtë?”.

I pyetur nëse një marrëveshje e arritur me Rusinë për të përfunduar luftën në Ukrainë do të zgjaste.

“Kam vetëbesim nëse bëjmë një marrëveshje, do të qëndroj”, ka deklaruar Trumpi.

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka deklaruar se ka pasur “shkelje të ligjit” ndaj lirisë së shprehjes në Britani, pa prova për të mbështetur këtë.

Starmeri është mbrojtur duke deklaruar se “kemi pasur liri të shprehjes për një kohë të gjatë në Britani”, dhe se vendi do të “vazhdojë” ta ketë.

Shpërndaje në: