Trump u ofron pagë për 8 muaj punonjësve federalë amerikanë për të dhënë dorëheqjen

Trump u ofron pagë për 8 muaj punonjësve federalë amerikanë për të dhënë dorëheqjen

Presidenti amerikan Donald Trump u ka ofruar punonjësve federalë mundësinë për të dhënë dorëheqjen dhe për të marrë pagë për tetë muaj, në një përpjekje të madhe për të tkurrur dhe reformuar qeverinë amerikane.

Në një email, administrata e tij u ka kërkuar pothuajse të gjithë punonjësve të qeverisë që deri më 6 shkurt të vendosin nëse duan të jenë pjesë e një programi “dorëheqjeje të shtyrë” që do të thotë që ata të largohen nga puna jo më vonë se fundi i shtatorit.

Ata që morën emailin kanë shprehur konfuzion rreth asaj se çfarë do të thotë marrëveshja në praktikë.

Zyrtarë të lartë të Trump i thanë mediave amerikane se plani mund t’i kursejë qeverisë deri në 100 miliardë dollarë (80 miliardë paund).

Shpërndaje në: