Trump thotë se pati një telefonatë ‘të gjatë dhe produktive’ me Putinin

Trump thotë se pati një telefonatë ‘të gjatë dhe produktive’ me Putinin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe presidenti rus, Vladimir, Putin ranë dakord, gjatë një telefonate të mërkurën, që të fillojnë “negociata” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe se do të “punojnë së bashku, shumë ngushtë” për ta zgjidhur konfliktin.

“Ne folëm secili për fuqinë e kombeve tona përkatëse dhe për përfitimin e madh që një ditë do të kemi duke punuar së bashku”, tha Trump në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, duke zbuluar detaje mbi një bisedë që pasoi një marrëveshje për shkëmbim të të burgosurve mes dy vendeve.

“Por, fillimisht, siç ramë dakord të dy, duam të ndalojmë miliona vdekje që po ndodhin në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës”.

Presidenti republikan tha se liderët gjithashtu “ranë dakord që ekipet e tyre përkatëse të fillojnë menjëherë negociatat” dhe se do ta njoftonin liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për bisedën e tyre.

Ai tha se telefonata ishte “e gjatë dhe jashtëzakonisht produktive”.

“Diskutuam për Ukrainën, Lindjen e Mesme, energjinë, inteligjencën artificiale, fuqinë e dollarit dhe çështje të ndryshme të tjera,” tha Trump.

Kremlini tha se Putini dhe Trump kishin biseduar për gati një orë e gjysmë në telefon dhe se të dy liderët kishin rënë dakord të takoheshin.

 

Shpërndaje në: