Trump-i, simbol i racizmit
Donald Trump është krejt i papërshtatshëm për të qenë president i Shteteve të Bashkuara.
Kjo nuk është një shprehje ideologjike. Kjo është një shprehje e tronditjes nga rritja e evidencës që tregon se ai është intelektualisht i mangët, me një temperament të paqëndrueshëm dhe moralisht i bankrotuar.
Veç në javën e fundit, ai përsëri ka vënë në pah armiqësinë e hapur ndaj njerëzve me ngjyrë – një gjë të tillë unë e quaj racizëm dhe fanatizëm – dhe ka demonstruar mungesën e kontrollit të impulsit për të fshehur neverinë që ndjen ndaj tyre madje edhe pse kjo do t’i shkonte në favor vetë atij.
Të hënën, Trumpi defiloi në ceremoninë e Shtëpisë së Bardhë në nderim të veteranëve të Luftës së Dytë Botërore dhe përdori fjalë raciste duke iu referuar pezhorativisht senatores Elizabeth Warren si “Pocahontas.”
Këta njerëz meritonin më mirë, dhe nëse Trumpi po mendonte më shumë për ta se për veten – siç do të bënte çdo president amerikan – ai nuk do t’ua kishte vjedhur momentin përmes ndyrësisë së tij. Por kjo është ajo që ndodh kur ju e lejoni “Trumpin të jetë Trump”: ai e shfaqë kafshëritetin e tij.
Të martën, New York Times raportoi se këshilltarë anonimë i kishin thënë gazetës që Trumpi e nxorri gënjeshtrën raciste të gjallërimit të tij politik: vërjen në pyetje të vendlindjes së Obamas, dhe si rrjedhojë, legjitimitetin e tij për të qenë presidenti i parë me ngjyrë i Amerikës, ose thënë ndryshe, i të qenit i vetmi president jo-i-bardhë amerikan.
Sipas gazetës në fjalë: “Në muajt e fundit, thonë ata, zoti Trump ka pasur biseda të mbyllura me njerëz të ndryshëm për të vënë në pyetje autenticitetin e çertifikatës së lindjes së Presidentit Barack Obama.”
Kjo fushatë e paprecedent ‘m’i trego dokumentet’, që e bëri Trumpin më të fuqishëm në politikë, i ka rrënjët në një armiqësi raciale.
Pastaj, të mërkurën, Trumpi shpërndau në Twitter një video të paverifikuar anti-myslimane nga një grup ekstremist i së djathtës në Britani. Siç raportoi CBS News, “Videot u ‘tweet’-uan nga një llogari që mbahej prej Jayda Fransen, një shefe e grupit parlamentar t ëpartisë politike “Britania e para,” e cila njihet për promovimin e agjendës anti-islame, anti-emigracion dhe nacionaliste.”
I pakënaqur me afirmimin e qartë që i bën supremacisë së bardhë në Amerikë, Trumpi tashmë qartësisht e ka mbështetur supremacinë e bardhë në një vend tjetër.
Këto nuk janë gabime. Nuk janë koincidenca. Këto janë zbulime të shpirtit. Kjo tregon se kush është Trumpi, dhe kush ka qenë gjithmonë. Kështu ishte Trumpi edhe para se t’i futej politikës.
Doktrina e Trumpit është supremacia e bardhë. Po, ai është edhe diplomatikisht i paaftë, i mbushur me avari, pastaj një gënjeshtar e i korruptuar patologjik, por në fund ai kthehet gjithnjë te supremacia e bardhë dhe e sulmon secilin që nuk është i bardhë.
Sapo që e gjen veten politikisht në pozicion të ngushtë e të papërshtatshëm, ai menjëherë bën një sulm ndaj jo-të-bardhëve.
Kur i çlirohet gjuha, ai gjithnjë e gjen një objektiv jo-të-bardhë për ta sulmuar.
Kushdo që nuk sheh diçka të tillë, thjesht ka zgjedhur t’i mbyllë sytë.
Poashtu, njerëzit që e kanë zgjedhur Trumpin dhe ata që vazhdojnë ta mbështesin kanë faj për dëmin që i kanë shkaktuar këtij vendi.
Republikanët kishin mundësi të zgjedhnin mes 17 kandidatëve; dhe e zgjodhën Trumpin. Partia i dha mbështetjen atij. Shumë prej kandidatëve që e kundërshtonin Trumpin, përfshirë edhe në aspektin moral, në fund e mbështetën. Miliona votues që kishin votuar për kandidatët e tjerë, votuan për Trumpin.
Mos i lejoni këta njerëz t’iu gënjejnë që e kishin votuar Trumpin vetëm sepse nuk kishin zgjedhje tjetër dhe se donin të votonin kundër Hillary Clintonin. Ata kishin zgjedhje, dhe e zgjodhën përforcimin e demonëve më të errët të tyre.
Ata e nominuan dhe e zgjodhën një seksist, një fanatik, një supremacist të bardhë sepse, për ta, këto tipare ishin, në një anë jo-diskualifikuese, dhe në tjetrën, të rekomandueshme.
Unë shoh vetëm hije të dallimit mes një armiqësie të hapur raciste dhe një akomodimi të kësaj armiqësie. Është e ndërlidhur dhe e ndërvarur.
Nuk ka mundësi të mbash nderin tënd kur i ke dhënë bekimin një njeriu si Trumpi. Nuk ka asnjë mënyrë që të besosh se ke vend mes konservatorëve kur e mbështet një njeri i cili vazhdon të demonstrojë që është i obsesionuar me ideologjinë e ngjyrës.
Unë besoj te diversiteti dhe toleranca. Por, toleranca e një ideologjie urrejtëse nuk është gjithpërfshirëse, por thjesht e butë, prandaj unë nuk marr pjesë në të.
Nëse e mbështesni Trumpin dhe armiqësinë e tij racore, ju dhe unë nuk kemi asgjë për t’i thënë njëri tjetrit. Asgjë!
Përktheu nga The New York Times, Periskopi