Trump si atrofim i modernitetit
Etyen MAHÇUPYAN
Zgjedhja e Trumpit kryetar nuk qe mbase surprizë për analistët e zonave kritike të vendit, por fitorja në nivel vendi krijoi një shok edhe tek parashikuesit e vetë skenarit në fjalë. Arsyeja e kësaj derivon nga fakti se Trumpi nuk ofroi diç të re, rreth asnjë çështjeje, përjashtimisht diskursit të tij popullist. Por disa vështrues janë të mendimit se Trumpi nuk posedon mentalitetin në fjalë. Së këndejmi edhe fokusi i analizave u drejtua kah arsyet e përdorimit të këtij popullizmi, për tu ndërlidhur ky fokus me gabimet e Obama-s.
Por ç’e do kur ndalesa mbi këtë rekasion nuk na ndihmon aq shumë në kuptimin e asaj që ngjau. Sepse këtu thelbësore s’është fitorja e Trumpit…por mbledhja gati e 50% të votave nga dikush që s’është vetëm kundër Demokratëve por që del edhe kundër Republikanëve. Edhe po të mos fitonte Trump, tashmë është e dukshme që shoqëria amerikane ka hyrë në një fazë të introspektimit të vetëvetes.
Mund të thuhet se gabimet e Obamas diktuan vendimet e votuesve në diza zona kritike në kuptimin që dikujt mund t’i ketë ardhur në maje të hundës vazhdimi me të. Por është e qartë se në tabanin e kësaj gjallon një rekasion i mbledhur me kohë, rekasion që vazhdon tashmë për një periudhë të gjatë.
Analiza mbi faktorët e këtij rekasioni, bie mbi supet e atyre që merren me studimet amerikane, dhe në këtë drejtim mbase mund të kemi përparim vetëm periudhën në vijim dhe këtë në saje të prurjeve antropologjike. Për rrjedhojë jemi të kufizuar në ngritjen e hipotezave mbi konvulsionet në shoqërinë amerikane. E megjithatë mund të flasim mbi kodet mendësore të botës së gjerë perendimore, meqë kodet në fjalë na ngërthejnë edhe ne.
Zgjedhjet amerikane janë një dritëhije e mirë në këtë drejtim. Kjo sepse Trump edhe nëse nuk solli ndonjë risi, risia konsiston në vetë të provuarit e Trumpit, në mundësinë e fitores së dikujt si ai edhe në botën perendimore. “E reja” që ngjau tek ta, tek ne në fakt ka histori goxha të hershme. Edhe për kah përkitja e patejkalueshme e skemave centraliste dhe etatsite të popullizmit me konntekstin tonë, por edhe për faktin se historia jonë politike ka njohur një Xhem Uzan. Prandaj risia këtu konsiston në faktin që një diçka e tillë u bë e mundur edhe tek vendet e zhvilluara perëndimore, si dhe tek fakti që u favorizua nga shoqëria.
Demokracitë perendimore u brumosën në kornizat mendësore të mentalitetit modern, dhe rrjedhimisht edhe politika mori për bazë ideologjitë e tajuara nga aty. Përaq sa moderniteti u dëshmua si një botëkuptim që luhatej mes relativizmit dhe autoritarizmit, skena politika amerikane sheshoi dy krahë politik: liberalizmin dhe konzervatizmin. Shembujt e politikave socialiste (e të ngjashme) të pjesës tjetër të botës e të ushqyera nga mendësia autoritariste, nuk arritën të zënë vend në SHBA. Për rrjedhojë përballë njëri tjetrit u ndodhën vetëm liberalët, si avokues të lirive politike dhe të masave shtetërore në rrafshin socioekonomik, karshi konzervatorëve, avokues të limiteve kulturore dhe mbrojtës të lirive socioekonomike.
Përgjatë tërë këtyre viteve të dyja krahet, ndërtuan politikat e tyre identitare nisur nga ideologjia, dhe me këtë brumosën botëkuptimet e tyre kulturore. Kësodore liberalizmi dhe konzervatizmi u bën stile jetese dhe botëkuptimi. Që të dyja qenë moderne. Që të dy këto shpjegime të botës e gjenin veten të mbrujtura nga një etikë e caktuar, si dhe nga tezat e të vërtetat që legjetimonin.
Trump në anë tjetër bëri të kundërtën. Veshi me petk identitar reaksionin, dhe nga ai petk identitar prodhoi një “ideologji”. Pa taban dhe sipërfaqësore. Jo ndërtuese, rrënuese. Që arrin t’i përgjigjet (vetëm) realitetit të paknaqësive (reaktive).
Ne mund ta mendojmë këtë paknaqësi reaktive si konjukturale, por mbase ajo mund të jetë edhe një dallgë që preku sipërfaqen e tokës nga atrofimi i ricikluar i vetë modernitetit. Nga ngulfatja e tij e përsëritur. “Ndodhia” Trump, ngjan në një sihariq të rekasionit para-modern, dhënë një situate postmoderne. Mosangazhimi që gjendjen posmoderne ta fusim brenda një sistemi, pra ta sistematizojmë na sinjalizon për mundësitë e kalimit të botës në duart e para-modernëve, si dhe na rikujton pak a shumë se cila mund të jetë rruga e rradhës që do të mund të ndjekin liderët e tillë, pas popullizmit.