Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans

Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans

Një burrë i paidentifikuar arriti me veturë tek një grup i madh njerëzish në New Orleans, më pas doli nga automjeti dhe filloi të qëllonte me armë zjarri, ku la të vdekur të paktën dhjetë persona.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump është informuar mbi situatën në New Orleans.

“Zemrat tona janë me të gjitha viktimat e pafajshme dhe të dashurit e tyre, përfshirë oficerët e guximshëm të Departamentit të Policisë së New Orleans”, shkroi Trump në Truth Social.

“Administrata Trump do të mbështesë plotësisht qytetin e New Orleans në hetimin dhe rikuperimin nga ky akt i keq i pastër!”, shtoi 78-vjeçari.

Trump vazhdoi të komentonte mbi nivelin e krimit në SHBA.

“Kur thashë se kriminelët që vijnë janë shumë më të këqij se kriminelët që kemi në vendin tonë, ky pohim është mohuar vazhdimisht nga Demokratët dhe Media e Rreme, por rezultoi se ishte i vërtetë. Shkalla e krimit në vendin tonë është në një nivel që askush nuk e ka parë më parë”, tha presidenti i ri.

Theksojmë se sulmuesi është vrarë ndërsa dyshohet se kishte hyrë ilegalisht në shtetin amerikan disa ditë më parë nga Meksika.

Ndryshe, sipas të dhënave tremujore të FBI-së të publikuara në vitin 2024, New Orleans ka shënuar një rënie në krimet e dhunshme. /Telegrafi/

Shpërndaje në: