Trump: Putini po e bën atë që do ta bënte kushdo, po i godet më fort tani

Trump: Putini po e bën atë që do ta bënte kushdo, po i godet më fort tani

Trump së fundmi ka dhënë disa komente tjera mbi luftën Rusi-Ukrainë

Përveçse tha se e ka më të vështirë të merret me ukrainasit sesa me rusët, ai gjithashtu komentoi situatën aktuale duke deklaruar: “Putini po bën atë që do të bënte kushdo”.

I pyetur nëse Putin po përfiton nga situata pas tërheqjes së ndihmës amerikane, Trump u përgjigj: “Unë mendoj se ai po bën atë që do të bënte kushdo tjetër. Unë mendoj se ai po i godet më fort tani. Ai dëshiron që kjo të përfundojë. Unë mendoj se Ukraina dëshiron që lufta të përfundojë gjithashtu, por unë nuk e di.”

Bëhet e ditur se Trump përsëriti qëndrimin e tij se ai është i gatshëm të pezullojë plotësisht ndihmën për Ukrainën, shkruan yahoonews.

“Unë duhet të di se ata duan një marrëveshje. Unë nuk e di nëse ata duan një të tillë. Nëse ata nuk e duan, ne do të tërhiqemi – sepse ne duam që kjo të zgjidhet”, tha presidenti amerikan.

Ai gjithashtu përsëriti se lufta nuk do të kishte shpërthyer nëse ai do të kishte qenë president.

 

Shpërndaje në: