Trump nuk pranon të dalë sërish në debat me Harrisin
Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij të zhvilluar gjatë ditës së marte.
Trump ka thënë se ekipi i tij po shqyrtonte mundësinë nëse ai duhet të përballet sërish me rivalen e tij, por tani ai e ka përjashtuar këtë shans.
“Nuk do të ketë debat të tretë”, tha ai, duke iu referuar përballjes së mëparshme në të cilin mori pjesë kundër presidentit amerikan, Joe Biden.
Ky i fundit u largua prej garës për president president pas debatit dhe u zëvendësua prej demokrates, Harris.
“Kur një boksier humbet një ndeshje, fjalët e para që thotë janë, ‘Dua një revansh’”, shtoi ai, para se të shpallte fitoren në debatin kundër Harrisit.
“Kamala duhet të përqendrohet në atë që duhej të kishte bërë gjatë këtij periudhe prej gati katër vitesh”, shtoi ai.
Sondazhi i fundit i Reuters/Ipsos aktualisht tregon se Harris ka 5 për qind epërsi mes votuesve të regjistruar.
Mes votuesve që thanë se kishin dëgjuar të paktën diçka rreth debatit të martës, 53 për qind thanë se fitoi Harris ndërsa 24 për qind thanë se triumfoi Trumpi.
Rreth 52 për qind e atyre që e shikuan debatin thanë se republikani u pengua dhe nuk u shfaq i mprehtë, ndërsa 21 për qind deklaruan të njëjtën gjë për Harrisin.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane pritet të mbahen më 5 nëntor (e martë). /Telegrafi/